Rreth Pogradecit

Pogradeci ndodhet në juglindje të Republikës shqiptare, është kryeqendra e rrethit të Pogradecit dhe bën pjesë të qarkut të Korçës. Qyteti ka një sipërfaqe prej 13 km² dhe ndodhet në bregun të liqenit të Ohrit. Pogradeci shtrihet 700 metra mbi nivelin e detit në një luginë, e cila rrethohet nga malet në perëndim dhe nga kodra të ulta në jug dhe në lindje.

Pogradeci ndodhet rreth 139 km larg Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë, 40 km larg nga Korça, 5 km larg nga Tushemishti (pikë kalimi kufitar me Maqedoninë), 25 km larg Ohrit (qytetit përballe Pogradecit në anën tjetër të liqenit). Aeroporti më i afërt është ai i Ohrit.

Origjina e emrit vjen nga gjuha sllave "Pogda grada", që do të thotë "nën qytet". Tashmë qyteti i ri shtrihej nën kalanë e vjetër ilire që është kalaja e Pogradecit.

Në Pogradec mbizotëron një klimë mesdhetare malore dhe pjesërisht kontinentale, me dimër të ftohtë dhe verë të nxehtë e të thatë. Temperatura mesatare vjetore arrin deri në 12.3ºC. Muaji më i ftohtë është janari dhe muaji më i nxehtë është gushti. Muaji më i lagësht është nëntori me reshje shiu mesatarisht 108 milimetra ndërsa sasia mesatare vjetore e reshjeve arrin në 730 milimetra.

Plazhi i Pogradecit ndodhet brenda në qytet përgjatë shetitores "1 Maji". Është një plazh më rërë, ujë të pastër. Jashtë qytetit janë plazhet me ujë të kristaltë të Linit dhe Tushemishtit.

TRIP ADVISOR

VENDNDODHJA
MEDIA SOCIALE