Bar dhe restorant

Bari dhe restoranti jane mjediset tona te frekuentuara jo vetem nga klientët e hotelit. E ndodhur në shëtitoren kryesore të Pogradecit, shfrytëzohet nga njerezit të cilat kthehen për një kafë apo për një pije, por që vijne enkas për një drekë apo darkë në hotelin tonë.

Hotel Perla ka një reputacion shumë të mirë në qytet për kuzhinën e saj dhe veçanërisht për gatimin e ushqimeve të detit. Peshku Koran, I freskët nga Liqeni i Ohrit, gjithnjë të shijon dhe është ndër pjatat kryesore që ne servirim cdo ditë. Në atmosferën miqësore të Hotel Perla, klientët shijojnë mëngjesin e mrekullueshëm në mëngjes, drekën dhe darken me kuzhinën tradicionale shqiptare ose europiane.

Gjithashtu restoranti është vendi ku ne organizojmë dasma të bukura, madje dhe festa të tjera si ditëlindje e promovime. Gjithë pjesa e restorantit dhe barit është e kuruar me kujdes, ka piktura në mure, dhe pajisje moderne. Pjesa jashtë është thjesht fantastike, me shumë lule, pemë dhe kopësht të kuruar. Njerëzit e shijojnë pijen e tyre në hotelin tonë, në çdo sezon.

TRIP ADVISOR

VENDNDODHJA
MEDIA SOCIALE